Ndani këtë informacion.
ClimaExperts ka zhvilluar një projekt të avancuar për Arkivin e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), me qëllim sigurimin e kushteve optimale klimatike dhe ajrit të pastër në ambientet e saj. Projekti përfshin instalimin e një sistemi modern Roof Top Package Units, i cili garanton trajtim dhe shpërndarje të qëndrueshme të ajrit në dy zonat kryesore të objektit.
Sistemi Roof Top Package Unit i propozuar për Arkivin e BKT përbëhet nga dy qarqe frigoriferike, secili i pajisur me dy kompresorë për funksionim të besueshëm dhe efikas. Ky konfigurim siguron ventilim me kapacitete të larta, duke përmbushur nevojat specifike për temperaturë dhe lagështirë të kontrolluar në ambientin arkivor.
Ky projekt përfaqëson një arritje të rëndësishme për Arkivin e BKT, duke krijuar një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt për ruajtjen afatgjatë të materialeve me vlerë historike dhe arkivore.
Shërbime të specializuara për instalim, mirëmbajtje dhe riparime – për komoditet dhe kursim energjie në çdo sezon në residencen tuaj.
Këshillim dhe mbështetje profesionale për të përmirësuar efikasitetin, qëndrueshmërinë dhe për të përmirësuar përvojën e klientëve në biznesin tuaj.