Ndani këtë informacion.
Me projektimin dhe zbatimin e sistemit të avancuar Carrier VRF, ClimaExperts ka sjellë një zgjidhje të dedikuar për menaxhimin efikas të klimës në qendrën tregtare Galeria by TEG, një investim i Balfin Group, duke garantuar funksionalitet të qëndrueshëm dhe komoditet maksimal për vizitorët.

Projekti përfshin instalimin e 6 njësive Carrier VRF me kapacitete nga 28 kW deri në 56 kW, si dhe një mini VRF me kapacitet 14.2 kW, duke garantuar mbulim të plotë të hapësirës dhe kontroll të saktë të temperaturës në çdo zonë të qendrës.
Njësitë e brendshme të tipit kasetë dhe duct sigurojnë shpërndarje uniforme të ajrit të kondicionuar, ndërsa rekuperatorët e ajrit garantojnë furnizim të vazhdueshëm me ajër të freskët, duke ruajtur cilësinë dhe pastërtinë e mjedisit të brendshëm.
Ky instalim është konceptuar për t’i shërbyer zonës së re komerciale, duke siguruar komoditet të qëndrueshëm për klientët dhe vizitorët, me efikasitet të lartë energjetik dhe optimizim të kostove operative.
Me këtë projekt, ClimaExperts garanton zbatim të standardeve më të avancuara të teknologjisë Carrier, duke e pozicionuar Galeria by TEG si një destinacion modern që kombinon komoditetin me performancën e qëndrueshme energjetike.
Shërbime të specializuara për instalim, mirëmbajtje dhe riparime – për komoditet dhe kursim energjie në çdo sezon në residencen tuaj.
Këshillim dhe mbështetje profesionale për të përmirësuar efikasitetin, qëndrueshmërinë dhe për të përmirësuar përvojën e klientëve në biznesin tuaj.