Sherbime

Mirëmbajtje dhe Riparime

Përmbatja

Ndani këtë informacion.

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Mirëmbajtje profesionale për siguri dhe komoditet

Jetëgjatësia e një produkti është padyshim tregues i cilësisë së markës, por edhe i kujdesit që i kushtohet atij gjatë përdorimit. Edhe sistemet më të avancuara të klimatizimit kërkojnë mirëmbajtje të rregullt për të garantuar performancë optimale, efikasitet energjetik dhe funksionim afatgjatë.


ClimaExperts, besojmë se investimi në mirëmbajtje është investim në siguri, komoditet dhe kosto të reduktuara. Për këtë arsye, ofrojmë një gamë të plotë shërbimesh për mirëmbajtje dhe riparime, të standardizuara sipas praktikave më të mira të Carrier.


Shërbimet tona kryesore


  • Mirëmbajtje periodike me kontrolle të planifikuara për funksionim të qëndrueshëm;
  • Inspektim teknik i komponenteve elektrike dhe njësive të brendshme dhe të jashtme;
  • Pastrim profesional i filtrave dhe sistemit të drenazhimit;
  • Menaxhim i gazrave ftohës me kontroll dhe mbushje me gaz origjinal;
  • Riparime të specializuara dhe zëvendësim pjesësh me komponentë origjinalë Carrier;
  • Raportim teknik që përmbledh gjendjen e sistemit dhe rekomandime për përdorim.


Teknikë të certifikuar me përvojë

Të gjitha ndërhyrjet realizohen nga teknikë të certifikuar, të specializuar në sisteme rezidenciale, komerciale dhe industriale. Qëllimi ynë është të sigurojmë jetëgjatësi dhe performancë të qëndrueshme për çdo zgjidhje klimatike që përdorni.

Qendra e Shërbimit ndaj Klientit

Ekspertizë për çdo kërkesë

  • Rezervo një shërbim në shtëpi

    Shërbime të specializuara për instalim, mirëmbajtje dhe riparime – për komoditet dhe kursim energjie në çdo sezon në residencen tuaj.

  • Konsultohu me ekspertët tanë

    Këshillim dhe mbështetje profesionale për të përmirësuar efikasitetin, qëndrueshmërinë dhe për të përmirësuar përvojën e klientëve në biznesin tuaj.

Carrier më afër se kurrë!

Shiko hartën dhe gjej pikën më të afërt me produktet Carrier