Ndani këtë informacion.
Një nga projektet kyçe të realizuara nga ClimaExperts, ky projekt shënoi një përmirësim të dukshëm në ambientin e punës në administratën e Muzeut Arkeologjik në Durrës, duke ofruar kushte optimale për stafin dhe vizitorët.
Falë ekspertizës së ClimaExperts dhe përdorimit të sistemit të avancuar Carrier VRF XCT7, me kapacitet të jashtëm prej 68 kW, u arrit të ofrohet një zgjidhje moderne dhe efikase për menaxhimin e klimës në ambientet e muzeut. Sistemi përfshin 13 njësi të brendshme kasetë dhe 3 njësi dyshemeje, duke siguruar shpërndarje uniforme dhe ajër të pastër në të gjitha hapësirat.
ClimaExperts projektoi kanale kondicionimi dhe aspirimi të përshtatura në mënyrë optimale për hapësirat e muzeut, duke garantuar një qarkullim efikas dhe të qëndrueshëm të ajrit në administratë.
Një komponent i rëndësishëm i këtij projekti është sistemi i avancuar i mbrojtjes nga zjarri, i cili siguron mbrojtje maksimale të objekteve arkeologjike dhe vlerave të muzeut, duke respektuar standardet më të larta të sigurisë.
Me këtë projekt, ClimaExperts forcon pozicionin e Muzeut Arkeologjik si një qendër e rëndësishme kulturore dhe edukative në Durrës dhe më gjerë, duke e bërë atë më tërheqës për publikun dhe vizitorët e interesuar në trashëgiminë tonë historike.
Shërbime të specializuara për instalim, mirëmbajtje dhe riparime – për komoditet dhe kursim energjie në çdo sezon në residencen tuaj.
Këshillim dhe mbështetje profesionale për të përmirësuar efikasitetin, qëndrueshmërinë dhe për të përmirësuar përvojën e klientëve në biznesin tuaj.