Projekte

Xheko Imperial

Përmbatja

Ndani këtë informacion.

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Sistemi i kondicionimit për Xheko Imperial Hotel

Një nga projektet më të rëndësishme që ClimaExperts ka realizuar është instalimi i një sistemi të fuqishëm kondicionimi për hotelin luksoz Xheko Imperial, me një chiller Carrier kapaciteti 306 kW. Ky sistem është projektuar për të përmbushur standardet më të larta të komoditetit dhe efikasitetit energjetik.



Rrjeti strategjik i fan coil-ëve për kontroll të pavarur

Chilleri është i lidhur me një rrjet të avancuar fan coil-ësh, të shpërndarë në mënyrë strategjike në të gjitha dhomat dhe sallat e hotelit. Kjo strukturë mundëson kontroll të pavarur të temperaturës në secilën dhomë, duke siguruar një ambient të këndshëm për klientët, pa ndikuar në komoditetin e hapësirave të tjera. Fan coil-ët në sallat e eventeve dhe hapësirat publike ofrojnë ajër të pastër dhe freski për një përvojë të shkëlqyer.

Komoditet maksimal dhe teknologji e avancuar për kursim energjie

Sistemi i integruar siguron komoditet maksimal dhe efikasitet të lartë energjetik, duke përdorur teknologjinë më të fundit për kursimin e energjisë dhe mirëmbajtje të thjeshtë.

Zgjidhje e besueshme dhe e qëndrueshme për hotelin

Me këtë instalim, ClimaExperts garanton një sistem kondicionimi me performancë premium, i aftë të përballojë fluksin e kërkesave dhe të sigurojë cilësi të pandërprerë në çdo hapësirë të hotelit Xheko Imperial.

Qendra e Shërbimit ndaj Klientit

Ekspertizë për çdo kërkesë

  • Rezervo një shërbim në shtëpi

    Shërbime të specializuara për instalim, mirëmbajtje dhe riparime – për komoditet dhe kursim energjie në çdo sezon në residencen tuaj.

  • Konsultohu me ekspertët tanë

    Këshillim dhe mbështetje profesionale për të përmirësuar efikasitetin, qëndrueshmërinë dhe për të përmirësuar përvojën e klientëve në biznesin tuaj.

Carrier më afër se kurrë!

Shiko hartën dhe gjej pikën më të afërt me produktet Carrier