Projekte

Zyrat DHL Shqipëri

Përmbatja

Ndani këtë informacion.

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Projekti ClimaExperts për zyrat e DHL

ClimaExperts ka realizuar me sukses projektin për sistemin e klimatizimit dhe ventilimit në ambientet e zyrave të DHL. Ky projekt është ndërtuar mbi teknologjinë e avancuar VRF të Carrier, duke ofruar fleksibilitet maksimal dhe efikasitet të lartë për çdo hapësirë të zyrave.



Sistem i personalizuar për çdo kat

Sistemi përfshin tre njësi VRF me kapacitet prej 90 kW secila, të dedikuara për çdo kat të ndërtesës. Çdo njësi është e lidhur me 15 pajisje të brendshme, të cilat lejojnë kontroll të pavarur të temperaturës për çdo zonë pune, duke garantuar komoditet individual për stafin dhe vizitorët.

Shpërndarje e balancuar dhe diskrete e ajrit

Përmes kombinimit të njësive të brendshme kasetë dhe kanalore, sigurohet shpërndarje uniforme e ajrit të kondicionuar në çdo cep të zyrave, duke ruajtur një ambient të qetë dhe estetikisht të këndshëm.

Teknologji e avancuar e tubacioneve

Sistemi i tubacioneve është realizuar me kanale "sanduic" që ofrojnë izolim të lartë termik dhe me kanale llamarine xingato rrethore, duke siguruar jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri të lartë të rrjetit të shpërndarjes së ajrit.

Efikasitet energjetik dhe komoditet i garantuar

Përmes integrimit të teknologjisë Carrier VRF dhe rekuperatorëve DX Coil, projekti arrin standarde të larta efikasiteti energjetik, duke ofruar një ambient pune të freskët, komod dhe me konsum të ulët energjie.

Qendra e Shërbimit ndaj Klientit

Ekspertizë për çdo kërkesë

  • Rezervo një shërbim në shtëpi

    Shërbime të specializuara për instalim, mirëmbajtje dhe riparime – për komoditet dhe kursim energjie në çdo sezon në residencen tuaj.

  • Konsultohu me ekspertët tanë

    Këshillim dhe mbështetje profesionale për të përmirësuar efikasitetin, qëndrueshmërinë dhe për të përmirësuar përvojën e klientëve në biznesin tuaj.

Carrier më afër se kurrë!

Shiko hartën dhe gjej pikën më të afërt me produktet Carrier