Ndani këtë informacion.
Në vitin 1902, inxhinieri amerikan Willis Haviland Carrier vendosi themelet e industrisë moderne të klimatizimit, duke zhvilluar sistemin e parë për kontrollin e temperaturës dhe lagështirës. Ajo që fillimisht ishte një zgjidhje për nevojat e industrisë së printimit, u shndërrua shpejt në një teknologji që ndryshoi mënyrën e jetesës dhe të punës në mbarë botën.
Ky inovacion mundësoi krijimin e mjediseve të kontrolluara në çdo kusht klimatik, duke i hapur rrugë zhvillimit të qendrave tregtare, hapësirave të mëdha komerciale, spitaleve moderne, industrisë farmaceutike, laboratorëve shkencorë dhe shumë sektorëve të tjerë që varen nga kontrolli i saktë i klimës së brendshme.
Në vitin 1915, Carrier themeloi kompaninë e tij, e cila gradualisht u afirmua si lider global në fushën e sistemeve të ngrohjes, ventilimit dhe klimatizimit (HVAC), duke kombinuar inovacionin teknologjik me standardet më të larta të besueshmërisë dhe efikasitetit.
Sot, Carrier Global Corporation është një nga emrat më të njohur në botë ,në industrinë e zgjidhjeve klimatike dhe sistemeve HVAC. Me një prani globale në mbi 170 vende, mijëra projekte të realizuara dhe teknologji që vazhdimisht avancojnë drejt eficiencës dhe qëndrueshmërisë, Carrier mbetet pikë reference për klientët që kërkojnë cilësi dhe performancë afatgjatë.

Në vitin 2016, teknologjia e Carrier u bë zyrtarisht pjesë e tregut shqiptar përmes themelimit të ClimaExperts, si partneri ekskluziv i Carrier në Shqipëri.
Që nga fillimi, ClimaExperts ka ndërtuar një filozofi pune të bazuar në:
ClimaExperts ka konsoliduar praninë në tregun shqiptar, duke dëshmuar përgjatë gjithë këtyre viteve përkushtim për të sjellë inovacion dhe cilësi përmes teknologjive të avancuara dhe realizimit të suksesshëm të çdo projekti.
Shërbime të specializuara për instalim, mirëmbajtje dhe riparime – për komoditet dhe kursim energjie në çdo sezon në residencen tuaj.
Këshillim dhe mbështetje profesionale për të përmirësuar efikasitetin, qëndrueshmërinë dhe për të përmirësuar përvojën e klientëve në biznesin tuaj.