Kompania

Rreth Nesh

Përmbatja

Ndani këtë informacion.

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Që prej vitit 2016, Carrier Albania, pjesë e grupit Clima Experts, përfaqëson zyrtarisht në tregun shqiptar markën ndërkombëtare Carrier, lider global në sistemet e klimatizimit, ventilimit dhe kontrollit të klimës së brendshme.

Me një eksperiencë të konsoliduar në projekte rezidenciale dhe komerciale, kemi ndërtuar një portofol të gjerë bashkëpunimesh me disa nga kompanitë dhe institucionet më të njohura dhe prestigjioze në vend.

Vit pas viti, kemi sjellë teknologjitë më të avancuara në fushën e klimatizimit, duke përfshirë:

  • Sistemet inteligjente VRF (Variable Refrigerant Flow) për menaxhim fleksibël dhe efikas të temperaturës;
  • Chillers me eficiencë të lartë energjetike, të përshtatshme për ndërtesa të mëdha dhe komplekse;
  • Pajisje fan coil, kasetore, pompa ngrohjeje dhe sisteme filtrimi ajri, që garantojnë cilësi të lartë të ajrit të brendshëm, komfort maksimal dhe optimizim të konsumit të energjisë.

Nga projektimi i parë deri në implementimin e plotë, ne ofrojmë një proces të integruar, duke garantuar cilësi, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj çdo klienti. Eksperienca jonë përfshin jo vetëm apartamente, vila dhe ambiente rezidenciale, por edhe struktura komplekse si hotele, qendra biznesi, institucione arsimore dhe ndërtesa publike.

Carrier Albania është partneri juaj afatgjatë për zgjidhje klimatizimi të sigurta, të qëndrueshme dhe të personalizuara, duke ofruar ekspertizë që i përgjigjet sfidave të çdo projekti.


Qendra e Shërbimit ndaj Klientit

Ekspertizë për çdo kërkesë

  • Rezervo një shërbim në shtëpi

    Shërbime të specializuara për instalim, mirëmbajtje dhe riparime – për komoditet dhe kursim energjie në çdo sezon në residencen tuaj.

  • Konsultohu me ekspertët tanë

    Këshillim dhe mbështetje profesionale për të përmirësuar efikasitetin, qëndrueshmërinë dhe për të përmirësuar përvojën e klientëve në biznesin tuaj.

Carrier më afër se kurrë!

Shiko hartën dhe gjej pikën më të afërt me produktet Carrier