Sherbime

Fabrikim dhe Implementim

Përmbatja

Ndani këtë informacion.

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Qasje e integruar në fabrikim dhe implementim

Zgjidhjet më të avancuara HVAC kërkojnë jo vetëm produkte të teknologjisë së fundit, por edhe një proces të saktë projektimi, montimi dhe zbatimi në terren. ClimaExperts ofron një qasje të integruar, nga përzgjedhja e pajisjeve deri te implementimi i plotë i sistemit, duke garantuar funksionalitet maksimal dhe përshtatje të plotë me kërkesat e çdo objekti.

Për realizimin e projekteve, përdorim produktet premium të markës Carrier, e njohur globalisht për inovacionin dhe cilësinë në fushën e klimatizimit.


Shërbimet tona kryesore

  • Projektim teknik i detajuar – analiza e nevojave të objektit dhe përzgjedhja e zgjidhjes më të përshtatshme teknike, në përputhje me standardet ndërkombëtare;
  • Fabrikim dhe montim i strukturave mbështetëse – ndërtimi i bazamenteve metalike, kanaleve të ajrit dhe elementëve shtesë të nevojshëm për instalimin e sistemit;
  • Zbatim i instalimeve HVAC – vendosja dhe lidhja e njësive të brendshme dhe të jashtme Carrier, tubacioneve frigoriferike, rrjeteve elektrike dhe sistemeve të komandimit;
  • Koordinim me disiplinat e tjera – bashkëpunim me projektues dhe kontraktorë të tjerë për të siguruar implementim të integruar dhe të koordinuar;
  • Testim dhe vënia në punë – kontroll final i të gjitha parametrave funksionalë përpara dorëzimit të projektit.


Eksperienca dhe cilësia në çdo projekt

Eksperienca jonë përfshin implementime në objekte rezidenciale, komerciale dhe industriale të të gjitha përmasave. Çdo proces realizohet nga ekipe të specializuara, të trajnuara sipas protokolleve të Carrier, duke siguruar efikasitet, saktësi dhe jetëgjatësi të zgjidhjes së instaluar.

Qendra e Shërbimit ndaj Klientit

Ekspertizë për çdo kërkesë

  • Rezervo një shërbim në shtëpi

    Shërbime të specializuara për instalim, mirëmbajtje dhe riparime – për komoditet dhe kursim energjie në çdo sezon në residencen tuaj.

  • Konsultohu me ekspertët tanë

    Këshillim dhe mbështetje profesionale për të përmirësuar efikasitetin, qëndrueshmërinë dhe për të përmirësuar përvojën e klientëve në biznesin tuaj.

Carrier më afër se kurrë!

Shiko hartën dhe gjej pikën më të afërt me produktet Carrier