Share this information.
Në projektin për zyrat e DHL, ClimaExperts ka implementuar një sistem VRF me performancë të lartë dhe
rekuperatorë DX Coil, i cili ofron fleksibilitet dhe efikasitet për çdo kat. Ky sistem përfshin tre njësi VRF
me fuqi 90 kW secila, të dedikuara për çdo kat dhe të lidhura me 15 pajisje për kontroll të pavarur të
temperaturës. Njësitë e brendshme, të cilat përbëhen nga kasete dhe kanalore, mundësojnë shpërndarje
të balancuar dhe diskrete të ajrit të kondicionuar, duke siguruar komoditet dhe qetësi.
Tubacionet janë realizuar me kanale "sanduic" për izolim të shkëlqyer termik dhe me kanale llamarine
xingato rrethore për qëndrueshmëri. Ky kombinim i teknologjisë Carrier VRF me pajisje cilësore dhe
zgjidhje të avancuara për tubacionet e ajrit siguron një ambient të freskët, komod dhe energjetikisht
efikas, për një përvojë optimale në ambientet e DHL.
Shërbime të specializuara për instalim, mirëmbajtje dhe riparime – për komoditet dhe kursim energjie në çdo sezon në residencen tuaj.
Këshillim dhe mbështetje profesionale për të përmirësuar efikasitetin, qëndrueshmërinë dhe për të përmirësuar përvojën e klientëve në biznesin tuaj.
Design & Programming by codify.al
©2025, ClimaExperts. All rights reserved.